![]() |
||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
![]() |
||||
|
PROJEKT Sporteli gjuhësor Provinçal (SGP) për pakicat gjuhësore historike të Kapitanatës, u le në 2006 për të ruajë bashkësitë e gjuhës dhe të kulturës arbëreshe (Qefti e Kazalveqi i Puljës) e ato të gjuhës dhe kulturës frangoprovençale (Çell i S. Viti dhe Fait) të pranishme në territorin provinçal sipas Ligjit n. 482 të 15/12/1999 ... Në bazë të këtij Ligji, Administrata Provinçale e Foxhës, në të vërtetë, duke bashkëpunuar me Administratën Bashkiake (Komunale) të Kazalveqit të Puljës, Çellës S. Vitit, Qeftit dhe Faitit, me Universitetin e Studimevet të Foxhës dhe me Shoqërinë "Euromediterranea Pianificazione & Sviluppo", ka kërkuar të nxit mbi territorin e vetë të kompetencës një veprim të gjërë çë ka si qëllim ruajtjen e pakicavet gjuhësore dhe nxitjen dhe përhapjen e specifikëvet kulturore të tyre mbi territorin Krahinor çë mbetet. Ky veprim i ruajtjes dhe i nxitjes përmbushet në parapërgatitjen dhe në realizimin e projekteve të financiuar nga Departamenti për Punat Krahinore të Kryetarit të Këshillit të Ministrave nëpër fondet vënë në dispozicion prej Ligjit 482/99. Deri sot kanë qenë të paraqitur katër projekte të përvitshëme (për vitin financiar 2003, 2004, 2005, 2006); dy nga këta rezultojnë të financiuar nga Departamenti për Punat Krahinore, çë dha komunikimin dhe ka transferuar burimet nëpër zyrat të Krahinës së Puljës, kurse dy të tjerë (2005-2006) janë edhe në vlerësim. Projekti i financiuar në 2003 ishtë në fazë realizimi, kurse ai i 2004 ishtë në fazën e fillimit. Në ç'do projekt i aprovuar, aktivitetet të parashikuar, ndjekin në themel tri rruga veprimi: Finalitete gjenerale Veprimi i propozuar ka si qëllim të garantojë mundësinë të përdorin shërbimet e Administratës publike edhe qitetarve çë bëjnë pjesë të vendëvet gjuhësore dhe kulturore e pakicavet të pranishëm mbi territorin provinçal. Duhet të nxitet edhe shpëtimi i një pasurie gjuhësore dhe kulturore e zonave të interesuara nga veprimi i projektit çë rrezikojnë, nëse nëng janë të mbrojtur dhe të shfrytëzuar, të humben tua shkaktuar një humbje të madhe historike-kulturore për gjithë bashkësinë provinçale. Objektive kryesorë Pranë finalitetevet gjeneralë mund të përcaktohen objektive të veçantë më pas të dëftuar. Marrësit Marrësit të këtij veprimi janë: |
| Sipas Ligjit 482/99 në lëndën e mbrojtjes së pakicave gjuhësore | |